Marrëveshja izraelito-palestineze, ende e mundur

Kryenegociatori palestinez në bidedimet për paqe me Izraelin, Saeb Erekat.

Kryenegociatori palestinez në bidedimet për paqe me Izraelin ka thënë se bota duhet të jetë më e ashpër ndaj shtetit izraelit, në lidhje me ndërtimet e tij në Bregun Perëndimor, në mënyrë që pesë muajt e mbetur të negociatave të mos humbasin.

Saeb Erekat ka biseduar në Jerusalem me diplomatë nga disa vende.

Bisedimet e ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara kanë filluar në korrik dhe do të zgjasin deri në prill.

Që prej nisjes së bisedimeve, Izraeli ka shpallur planet për mijëra shtëpi në tokën që palestinezët e duan për shtetin e tyre të ardhshëm.

Erekat ka thënë se ka ende shanse për marrëveshje, porse “bisedimet duhet të mbrohen ndaj një qeverie që është duke vepruar për kolonë, nga kolonët”.