Ndërroi jetë ish-disidentja sovjetike, Gorbanevskaya

Natalya Gorbanevskaya

Natalya Gorbanevskaya, njëra nga disidentet më të shquara të ish-Bashkimit Sovjetik, ka vdekur.

Gorbanevskaya ka ndërruar jetë të premten në Paris, në moshën 77-vjeçare.

Ajo ishte arrestuar për pjesëmarrjen e saj në protestat e vitit 1968 në Sheshin e Kuq të Moskës, kundër pushtimit sovjetik të Çekosllovakisë.

Gorbanevskaya është mbajtur në një spital psikiatrik deri në vitin 1972 dhe më pas është detyruar të emigrojë në Perëndim.