Arrestohet ushtari britanik, dyshohet për terrorizëm

Ilustrim

Një ushtar britanik është arrestuar nga policia nën dyshimin për terrorizëm pasi një bombë artizanale është gjetur në shtëpinë e tij në qytetin Salford, njoftuan të mërkurën autoritetet.

Ushtari 19 vjeçar është prangosur të martën në një bazë ushtarake që gjendet në qytetin perëndimor gjerman të Paderborn, dhe është ekstraduar menjëherë për në Angli për t’u marr në pyetje nga organet.

Policia kishte bastisur shtëpinë e tij në lidhje me një hetim për fotografi abuzive dhe ofenduese, që më vonë çoi në arrestimin e tij.

Gjatë bastisjes, policia kishte gjetur një “mjet të dyshimtë” dhe ka evakuuar fqinjët përreth, derisa oficerët për menjanimin e mjeteve shpërthyese, nuk e larguan rrezikun.

Policia po ashtu ka bërë të ditur se “literaturë e ndryshme, e cila mund të shihet si potencialisht nxitëse” është gjetur në këtë banesë.

Mediet britanike raportojnë se ato janë pamflete të grupeve të djathta ekstreme.