Ligjvënësit francezë kanë kaluar një ligj, i cili do të penalizojë të gjithë ata që paguajnë për seks.
Masa, e miratuar me 268 vota për, 138 kundër dhe 79 abstenime, parasheh gjobë prej së paku 1,500 eurosh për blerësit e akteve seksuale.
Sipas ligjit të ri, prostitucioni do të mbetet legal, ndërsa ndërmjetësimi i tij do të jetë jolegal.
Mbështetësit e ligjit thonë se ai ndëshkon klientët, ndërsa, sipas kritikëve, ai vë në rrezik punëtoret e seksit.
Ligji duhet të kalojë edhe në Senat para se të hyjë në fuqi.