Iran: 16 të arrestuar për aktivitete antiqeveritare

Iran

Garda Revolucionare e Iranit ka arrestuar 16 persona, nën dyshimet se kanë siguruar materiale për ueb-faqet antiqeveritare.

Mediat shtetërore citojnë Ahmad Ghorbanin, prokuror në qytetin Kerman, të ketë thënë se të 16-tit përballen me akuzat për bashkëpunim me Perëndimin dhe rrjetet anti-iraniane.

Asnjëri prej të dyshuarve nuk është identifikuar.

Po sipas mediave iraniane, autoritetet besojnë se disa prej tyre kanë ndjekur seanca trajnimi në Turqi dhe Malajzi.