Vatikani formon komitet kundër abuzimit seksual

Vatikan - foto ilustruese

Vatikani do të ngrejë një komitet të veçantë, për të luftuar abuzimin seksual të fëmijëve në Kishën Katolike dhe për t’iu ofruar ndihmë viktimave.

Kryepeshkopi i Bostonit ka thënë se paneli i propozuar i ekspertëve mund të sigurojë kode për sjelljen profesionale të klerikëve, udhëzime për zyrtarët e kishës se si t’i trajtojnë të pasjellshmit dhe kontrolle për priftërinjtë e ardhshëm.

Bostoni ka qenë epiqendër e skandalit të abuzimit seksual në vitin 2002, që ka përfshirë priftërinj katolikë në Shtetet e Bashkuara.

Njoftimi i sotëm pason një takim midis Papa Françeskut dhe tetë këshilltarëve të tij.

Papa ka thënë se trajtimi i abuzimit seksual është jetik për besueshmërinë e Kishës.