Vazhdojnë protestat pro-evropiane në Ukrainë

Kamp i protestuesve pro-evropianë në Kiev.

Ukrainasit janë duke vazhduar protestat në Kiev, kundër vendimit të presidentit Viktor Yanukovych për të pezulluar nënshkrimin e një marrëveshjeje të asociimit me Bashkimin Evropian.

Protestuesit kanë forcuar pozicionet e tyre në Sheshin e Pavarësisë.

Të enjten, zëvendëskryeministri i parë i Ukrainës, Sehiy Arbuzov, ka takuar zyrtarët evropianë në Bruksel dhe ka thënë se qeveria do të nënshkruajë së shpejti marrëveshjen me BE-në.

Zotimet e tilla janë hedhur poshtë nga opozita ukrainase.