Kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi e Ivica Daçiq, dhe përfaqësuesja e lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton, janë nominuar formalisht nga një grup ligjvënësish amerikanë për çmimin Nobel të Paqes për vitin 2014.
Në njoftimin e përbashkët të ligjvënësve, Eliot Engel, Robert Aderholt, si bashkë-kryetarë të grupit që mbrojnë çështjet shqiptare në Kongres dhe ligjvënësve Ted Poe dhe Emanuel Cleaver, bashkë-kryetarë të grupit për çështjet serbe, thuhet se tre zyrtarët duhen nderuar me çmimin Nobel për rolin e tyre thelbësor në normalizimin e marrëdhënieve të Kosovës me Serbinë.
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi në rrjetit social, Facebook, ka shkruar se u ndie i nderuar...
Mes tjerash, ai duke iu drejtuar qytetarëve ka thënë se “pavarësisht çka ndodh tutje, Nobelin për Paqe, heroizëm, qëndresë e pjekuri, më shumë se kushdo tjetër, e meritoni ju, qytetarë të Kosovës”.
Lidhur me këtë çështje, analisti politik Ismail Hasani këtë iniciativë nga ligjvënësit amerikanë e konsideron si të drejtë dhe të rëndësishme.
“Pa dyshim që propozuesi është për t’u respektuar. Emrat, iniciuesit për propozimin për çmimin Nobel, janë për t'u konsideruar dhe ky është lajm i mirë për Kosovën, por në të njëjtën kohë asnjë nga propozimet për çmimin Nobel, nuk nënkuptojnë edhe të ashtuquajturën pastërti të qind për qind të të nominuarve".
"Në këtë rast do të thosha në mënyrë shumë të sinqertë njeri prej të propozuarve, është fjala për kryeministrin Daçiq, është për t’u diskutuar figura e tij; për shkak të rezervave për të pranuar fajësinë në emër të Qeverisë së Serbisë, për të pranuar fajësinë për krimet e bëra në Kosovë nga regjimi i Millosheviqit, pjesë e të cilit edhe kryeministri Daçiq ka qenë”, tha Hasani.
Hasani tha po ashtu se nominimi nënkupton një pranim, një kënaqësi morale të një procesi i cili nënkupton paqësimin e një pjese të konsiderueshme të Evropës, përkatësisht të Ballkanit.
Nga ana tjetër, Florian Biber, nga Qendra për Studime të Evropës Juglindore në Universitetin Gratz të Austrisë, për Radion Evropa e Lirë thotë se nominimi është i parakohshëm.
“Së pari duhet të marrim parasysh që nominimi nuk do të thotë shumë, për ketë çmim nominohet një numër i madh i personave. E di që edhe Millosheviqi ka qenë i nominuar. Ekziston edhe dimensioni tjetër, nëse krahasohen me marrëveshjet tjera, ndoshta edhe e kanë merituar ketë shpërblim".
"Por, unë mendoj që ndoshta është herët për këtë, sepse normalizimi i marrëdhënieve s’ka mbaruar, procesi është në fillim. Nuk mjafton vetëm një dokument ligjor dhe zyrtar, por duhet të ketë sinjale – shenja pajtimin mes shqiptarëve dhe serbëve”, tha Biber.
Nga ana tjetër, qytetarët e anketuar nga Radio Evropa e Lirë, kanë mendime të ndryshme lidhur me këtë çështje.
“Po më duket që aty është një teatër i absurdit. Çdo shqiptar nëse e merr (atë çmim), qoftë edhe Thaçi, është mirë. Në anën tjetër para tij, është një personazh, i cili është produkt i Millosheviqit. Ne, në Kosovë, shqiptarët, nuk mund të harrojmë çka ka ndodhur me ne. Prandaj po e them edhe një herë, unë shoh një absurd”, tha një qytetar nga Prishtina.
Kurse, Izet Zhuja pensionist, thotë se shpërblimi do të ishte i mirëseardhur...
“Ato janë institucione që i kanë ato kriteret e veta të nominimit. Nuk do të ishte keq që edhe një njeri yni të ketë çmimin Nobel, sepse ai nuk fitohet çdo ditë, por le të shpresojmë se e meritojnë”, tha Zhuja, i cili me profesion thotë të ketë qenë inxhinier.
Që nga tetori i vitit 2012, deri në fund të këtij viti, dy kryeministrat janë takuar rreth 20 herë me ndërmjetësimin e zyrtares së lartë të BE-së, duke arritur pajtimin për çështje delikate mes të dy vendeve.
Çështja e fundit për të cilën ata po përpiqen të arrijnë një kompromis është ajo për sistemin gjyqësor në komunat veriore të Kosovës me shumicë serbe.
Emërimet për çmimin Nobel për Paqe mund të bëhen nga çdo individ ose organizatë e pranueshme për komitetin Nobel, ku përfshihen edhe ligjvënësit.
Komisioni prej 5 anëtarësh që përzgjedh fituesin emërohet nga parlamenti norvegjez.
Afati i emërimit është deri në muajin shkurt dhe fituesit shpallen në tetor.