Izraeli planifikon ndërtime të reja në territoret e pushtuara

Bregu Perëndimor

Izraeli planifikon të ndërtojë edhe 1,400 shtëpi të reja në territoret e pushtuara.

Radioja ushtarake e Izraelit ka thënë se 600 shtëpi do të ndërtohen në Jerusalemin Lindor, ndërsa të tjerat në Bregun Perëndimor.

Një zyrtar i lartë izraelit, duke folur në kushte anonimiteti, ka thënë se Qeveria izraelite do të bëjë publikë tenderët për shtëpitë e reja këtë fundjavë, ndërsa do të lirojë edhe grupin tjetër të të burgosurve palestinezë.

Izraeli është dakorduar për lirimin e 104 të burgosurve palestinezë, si kontribut për bisedimet paqësore me palestinezët.

Izraeli ka pushtuar Jerusalemin Lindor dhe Bregun Perëndimor në vitin 1967.

Ndërtimet e izraelitëve në këto territore konsiderohen gjerësisht si jolegale.