Putin e Medvedev inspektojnë Soçin

Putin (djathtas) dhe Medvedev (majtas)

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, dhe kryeministri Dmitry Medvedev, kanë qëndruar në Soçi, një muaj para se në këtë qytet të nisin Lojërat Olimpike Dimërore.

Putin dhe Medvedev janë parë duke skijuar nëpër pista.

Ata po ashtu kanë vizituar mjedise të tjera për sportet olimpike, si dhe disa hotele.

Putin ka shfrytëzuar rastin që të takojë edhe disa atletë rusë, që kanë qenë duke stërvitur.

Olimpiada Dimërore do të mbahet në Soçi nga data 7 deri më 23 shkurt.