Yellen konfirmohet si kryetare e Rezervave Federale

Janet Yellen

Senati i Shteteve të Bashkuara ka konfirmuar Janet Yellen si kryetare të ardhshme të Rezervave Federale.

Yellen, 67 vjeçe, do të nisë mnandatin katërvjeçar më 1 shkurt.

Ajo pason Ben Bernanke, i cili ka mbajtur këtë post për tetë vjet.

Yellen do të jetë gruaja e parë që udhëheq bankën qendrore të Shteteve të Bashkuara në historinë e saj 100-vjeçare.