EULEX-i kryen aksion në veri të Mitrovicës

Mitrovicë - foto arkivi

Zëdhënësi i EULEX-it, Blerim Krasniqi, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se misioni evropian është duke kryer një aksion në veri të Mitrovicës.

Është thënë se gjatë ditës do të komunikohen më shumë detaje nga ky aksion.

"Aktualisht, prokurori special i Prokurorisë së Kosovës është duke dëgjuar një person, nën dyshimet për kryerje të krimeve të luftës", ka thënë Krasniqi për REL-in.

Mediat serbe thonë se bëhet fjalë për Oliver Ivanoviqin.