Protesta e sotme në Prishtinë, pa incidente

Ilustrim

Policia e Kosovës njoftonë se në afërsi të Bibliotekës Kombëtare në Prishtinë, është mbajtur një protestë, ku kanë marrë pjesë një numër prej rreth 300 protestuesish.

Bëhet fjalë për grupin e pavarur të studentëve të Universitetit të Prishtinës. Protesta e sotme sipas komunikatë së policië ka zgjtur 30 minuta dhe nuk është shënuar ndonjë incident.

Për dallim nga protestat e më hershme, kjo e fundit, bënë të ditur policia ka qenë e paralajmeruar në organet kompetente, konform procedurave ligjore.