Dhjetëra të lënduar e të arrestuar në Tuzlla

Ilustrim

24 persona të arrestuar dhe 22 të lënduar, është bilanci i protestave të së mërkurës që kanë nisur herët në mëngjes në qytetin Tuzlla të Bosnjës e Hercegovinës.

Në mesin e të lënduarve thuhet se janë edhe pesë policë.

Protestën e kanë organizuar qytetarët e pakënaqur, që janë punëtorë në disa firma para falimentimit, të cilët për vite të tëra nuk kanë marr asnjë rrogë.

Protesta e organizuar para ndërtesës së qeverisë kantonale të Tuzllës, eskaloi gjë që ka çuar në arrestimin e shumicës së prijësve të manifestimit.

Qindra forca speciale të policisë kanë zbarkuar në këtë zonë, ndërsa mediet boshnjake raportojnë se dhjetëra protestues, ende po qëndrojnë para ndërtesës qeveritare.