Ekstremistët marrin kontrollin mbi një qytet irakian

Ilustrim

Militantët e Shtetit Islamik të Irakut dhe Levantit (ISIL) kanë marr të enjten kontrollin mbi qytetin Sulaiman Bek, në lindje të Irakut, njoftojnë autoritetet.

Guvernatori i këtij qarku, Talib Mustafa tha se banorët kanë ikur nga qyteti, për në qytetin tjetër të afërm Tuz Khurmato, që gjendet rreth 170 kilometra në veri të kryeqytetit Bagdad.

Forcat irakiane të sigurisë janë duke bërë përpjekje që të kthejnë kontrollin mbi qytetet Fallujah dhe Ramadi, të cilat ISIL i ka në dorë prej fillmit të janarit.

Ky grup, i cili cilësohet nga mediet ndërkombëtare si “ekstremist xhihadist”, po ashtu është aktiv në Siri.

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për refugjatë, UNHCR, njoftoi sot se afro 300 mijë njerëz janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre në al-Anbar nga luftimet mes militantëve të ISIL dhe forcat irakiane të sigurisë.