Skoci: Lideri për pavarësi e kritikoi qeverinë britanike

Alex Salmond

Lideri për pavarësi i Skocisë, Alex Salmond, ka tërhequr vërejtjen se bizneset në gjithë Britaninë do të paguajnë nëse Skocia përjashtohet nga unioni monetar, në rast se voton për ta shpallur pavarësinë.

Zoti Salmond, që është edhe ministër i parë i Skocisë, sot me këto komente iu ka përgjigjur ministrit të financave të Britanisë, George Osborn, i cili javën e kaluar e ka përjashtuar marrëveshjen për monedhë.

Zoti Osborne tha se Skocia duhet të largohet nga përdorimi i monedhës britanike, nëse voton për pavarësi në referendumin më 18 shtator.