Anelka dënohet për “vepër raciste”

Nicolas Anelka

Ylli i futbollit francez, Nicolas Anelka, është ndaluar të luajë pesë lojë nga Federata e Futbollit Anglez, për shkak të një gjesti kontrovers gjatë festimit të një goli.

Fedarata ka thënë se Anelka ka kryer “vepër raciste”, duke bërë përshëndetje naziste.

Anelka, 34 vjeç, luan aktualisht për ekipin West Bromwich Albion, ndërsa incidenti ka ndodhur gjatë një ndeshjeje më 28 dhjetor.

Përveç ndalesës së lojërave, Anelka duhet të paguajë edhe 133,000 dollarë gjobë dhe të ndjekë një kurs edukimi.

Avokatët e tij kanë thënë se Anelka mund të apelojë vendimin.