Futboll: Zhvillohet ndeshja e parë ndërkombëtare e Kosovës

Ilustrim

Në Mitrovicë sot seleksioni i futbollistëve të Kosovës e zhvillon takimin e parë ndërkombëtar kundër reprezentacionit të Haitit.

Për këtë takim mbretëron interesim i jashtëzakonshëm në gjithë Kosovën dhe diasporë.

Ky takim u mundësua pasi Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) i lejoi Kosovës zhvillimin e ndeshjeve ndërkombëtare miqësore.

Raportohet se pjesa më e madhe e lojtarëve në kombëtaren e Kosovës luajnë në ekipet e ndryshme në Evropë.