Sot rinisin bisedimet për Iranin

Vjenë - foto arkivi

Në Vjenë rinisin sot bisedimet midis Teheranit dhe gjashtë fuqive botërore, në lidhje me programin bërthamor të Iranit.

Negociatat kanë për qëllim gjetjen e një marrëveshjeje përfundimtare për aktivitetet nukleare të Republikës Islamike.

Grupi i gjashtë fuqive botërore – Shteteve të Bashkuara, Britanisë, Francës, Rusisë, Kinës dhe Gjermanisë – udhëhiqet nga shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton.

Irani ka arritur një marrëveshje fillestare me grupin, më 24 nëntor, sipas së cilës, ai redukton disa aktivitete bërthamore në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ndërkombëtare.