Navalny akuzohet për lidhje me CIA-n

Aleksei Navalny

Një stacion televiziv, pro Kremlinit, ka transmetuar një raport që akuzon opozitarrin rus, Aleksei Navalny, se ka lidhje me CIA-an dhe se ka pranuar para nga jashtë.

Raporti, i cili citon thirrje të dyshuara telefonike dhe takime të filmuara në hotel, është transmetuar nga NTV, i cili është në pronësi të gjigantit të gazit Gazprom.

Navalny është nën arrest shtëpiak për pjesëmarrje në një tubim të palejuar.