Turqi: Dhjetë të vdekur nga një aksident

Ilustrim

Zyrtarët në Turqi bëjnë me dije se dhjetë persona janë vrarë, teksa po udhëtonin me një minibus i cili u aksidentua me një tren pasagjerësh.

Incidenti ka ngjarë sot në provincën jugore të Mesdheut, në Mersin.

Asnjëri nga pasagjerët që po udhëtonin me tren, nuk është lënduar.

Zyrtarët në Turqi kanë bërë me dije, se kanë nisur hetimin për të ditur shkakun e këtij aksidenti.

Minibusi po transportonte punëtorët e një fabrike.