Gyl kundërshton bllokimin e Twitter-it

Abdullah Gyl - foto arkivi

Presidenti i Turqisë, Abdullah Gyl, ka kundërshtuar ndalimin e Twitter-it në këtë vend.

Kryeministri Recep Tayyip Erdogan ka urdhëruar bllokimin e rrjetit social, pasi qytetarët e kanë përdorur atë për të përhapur akuzat për korrupsion kundër rrethit të tij të brendshëm.

“Nuk brengosem se çfarë thotë komuniteti ndërkombëtar. Secili do të shohë fuqinë e Republikës së Turqisë”, ka thënë Erdogan.

Ashtu si edhe disa përdorues, presidenti Gyl ka shmangur ndalesën dhe ka shkruar në Twitter se “mbyllja është e papranueshme”.

Ai ka thënë se “nuk është teknikisht e mundur që të bllokohet tërësisht qasja në platformat që përdoren në gjithë botën” dhe ka shfaqur shpresën se vendimi nuk do të zgjasë për kohë të gjatë.