NATO-ja e shqetësuar me praninë e ushtrisë ruse në kufi me Ukrainën

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Anders Fogh Rasmussen, thotë se aleanca veriatlantike është “shumë e shqetësuar” në lidhje me angazhimin ushtarak të Rusisë në kufi me Ukrainën.

Teksa ka folur në Bruksel pas takimit me kryeministrin malazez Milo Gjukanoviq, Rasmussen tha se NATO-ja është e gatshme për të mbrojtur të gjithë anëtarët e saj, dhe se po diskutojnë me Kievin për të zgjeruar mbështetjen ndaj Ukrainës ndonëse ky vend nuk është anëtare e aleancës.

Gjukanoviq shfaqi shpesën se Malit të zi do ti ofrohet mundësia e anëtarësimit në NATO-s në samitin e aleancës që mbahet në shtator.

Bosnja, Maqedonia dhe Gjeorgjia gjithashtu janë shfaqur interesin e tyre opër të qenë pjesë e NATO-s por Rasmussen tha se ka ende punë për tu bërë mbi aplikimet e tyre për anëtarësim.