Vetëdigjet një mësues në Shqipëri

Ilustrim

Në Gjirokastër të Shqipërisë është vetëdjegur një mësues.

Siç raportojnë mediat në Tiranë, mësuesi Laze Harshova fillimisht ka spërkatur trupin me benzinë në ambientet e shkollës dhe më pas i ka vënë zjarrin me anë të një çakmaku.

Stafi pedagogjik i shkollës ka ndërhyrë duke i ardhur në ndihmë 60-vjeçarit dhe pas disa përpjekjeve ka arritur të shuajë zjarrin që e kishte përfshirë.

Harshova aktualisht ndodhet në spital.

Për momentin nuk dihen motivet e sakta të veprimit të tij.