Hashim Thaçi arriti në Japoni për vizitë zyrtare

Hashim Thaçi

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka arritur sot në Japoni për një vizitë zyrtare.

Siç ka njoftuar Zyra e kryeministrisë së Kosovës, gjatë qëndirmit të tij në Japoni, zoti Thaçi do të takohet me kryeministrin e këtij vendi, Shinzo Abe, me Princin Trashëgimtar të Kurorës, Naruhito, dhe me anëtarë të Parlamentit të Japonisë.

Parashihet që kryeministri i Kosovës do ta mbajë një ligjëratë në Universitetin Sophia, ndërsa të hënën do të marrë pjesëë në samitin e biznesit në kryeqytetin Tokio.