Forcat iraniane bastisin burgin Evin

Burgu Evin në Teheran

Dhjetëra forca iraniane të sigurisë kanë bastisur një pjesë të burgut Evin të Teheranit, ku mbahen të burgosurit politikë, duke plagosur disa prej tyre.

Raportet e ueb-faqeve opozitare janë konfirmuar nga disa familjarë të të burgosurve.

Vajza e aktivistit të të drejtave të njeriut, Abdolfatan Soltani, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se babai i saj është në mesin e të burgosurve që janë rrahur dhe izoluar.

Maedeh Soltani ka thënë se ka marrë informacionet nga burime brenda burgut.

Ueb-faqja “Kalame”, e cila ka publikuar lajmin, ka thënë se bastisja është njëri nga aksionet më të dhunshme kundër të burgosurve politikë në 20 vjetët e kaluar.