Moska kritikon ODIHR-in për njëanshmëri

Logo e ODIHR-it

Ministria e Jashtme e Rusisë ka akuzuar Zyrën e OSBE-së për Institucione Dmeokratike dhe të Drejta të Njeriut (ODIHR) për njëanshmëri, pasi nuk ka kritikuar ndalesën që u ka vënë Ukraina shumë meshkujve rusë për të hyrë në këtë vend.

Ministria ka thënë se është fyese që ODIHR-i nuk ka reaguar ndaj vendimit të Qeverisë në Kiev për të ndaluar shumicën e meshkujve nga mosha 16 deri në 60 vjeç nga hyrja në Ukrainë.

Të enjten, Shërbimi i Rojeve Kufitare të Ukrainës ka thënë Kievi ka rritur kontrollin kufitar me Rusinë, duke u kufizuar hyrjen meshkujve rusë “që kanë moshë për luftë”.