Kreu i tatarëve thotë se nuk do aplikojë për pasaportë ruse

Udhëheqësi i tatarëve të Krimesë, Refat Chubarov

Udhëheqësi i tatarëve të Krimesë në Mejlis, ka hedhur poshtë njoftimet në media se ai synon që të aplikojë për nënshtetësi ruse.

Refat Chubarov ka bërë me dije se raportet në lidhje me kërkimin e pasaportës ruse nga ana e tij, janë të pavërteta.

Ai e ka pranuar faktin se një numër i madh i faqeve të internetit në Ukrainë kanë raportuar se ai ishte në kërkim të një pasaporte ruse, por tërë këto, i ka quajtur lajme të pavërteta.

Rusia gjatë muajit të kaluar, në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar e ka aneksuar gadishullin Krimeja.