Tre amerikanë të vrarë nga sulmi në Kabul

Kabul, 24 prill 2014.

Tre amerikanë janë vrarë, pasi një zyrtar policor ka hapur zjarr në një spital ndërkombëtar në Kabul.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara ka konfirmuar sulmin. Mësohet se në mesin e të vrarëve është edhe një mjek.

Motivi i të shtënave nuk dihet.

Kabuli është tronditur nga një valë sulmesh vdekjeprurëse këtë vit, të cilat kanë pasur në shënjestër civilët e huaj.

Ato kanë përfshirë sulmin ndaj një hoteli që frekunetohet nga të huajt dhe një kompleks të organizatave të huaja humanitare.