Obama: K. Veriore të mos kërcënohet me atom

Barack Obama gjatë fjalimit të sotëm para ushtarëve amerikanë në Korenë Jugore

Presidenti Barack Obama, tha se Shtetet e Bashkuara do ta përdorin forcën ushtarake, nëse është e domosdoshme për t’i mbrojtur aleatët e vet në Azi dhe i ka tërhequr vërejtjen Koresë Veriore, që të mos kërcënohet me sulme atomike.

Këto komente zoti Obama i bëri sot gjatë fjalimit para ushtarëve të Shteteve të Bashkuara të vendosur në Korenë Jugore.

Ai e ka dënuar Korenë Veriore, duke e vlerësuar si “shtet të izolur”, programi bërthamor i të cilit është “rrugë që çon vetëm në izolim të mëtejshëm”.

Kufirin ndërmjet dy Koreve, zoti Obama e ka përshkruar “si zonë të lirisë”.

Këto komente u bënë bnë periudhën kur ka shqetësime të larta se Pheniani po përgatitet ta kryej një provë të armatimit atomik.

Një agjenci monitoruese e Shteteve të Bashkuara ka thënë se pamjet satelitore tragojnë aktivitete në një terren atomik të Koresë Veriore, që zakonisht i paraprijnë testit.