Protesta pro Ukrainës në Moskë dhe Shën Petersburg

Moskë, 1 maj 2014.

Grupe të vogla njerëzish kanë protestuar në Moskë dhe Shën Petersburg, duke mbështetur Ukrainën dhe duke kritikuar veprimet e Kremlinit në vendin fqinj.

Aksioni i 1 Majit në Moskë përbëhej vetëm nga shtatë njerëz, që ecnin rrugëve kryesore të qytetit, duke mbajtur një flamur të madh të Ukrainës dhe duke kënduar himnin e Ukrainës.

Policia ka ndërprerë protestën dhe ka marrë në paraburgim katër demonstrues.

Në Shën Petersburg është mbajtur protestë e ngjashme, por raportet nuk saktësojnë se sa njerëz kanë marrë pjesë në atë tubim.