Lirohet deputeti Naser Osmani

Prishtinë

Gjyqtari i procedurës paraprake të Gjykatës Themelore në Prishtinë Vehbi Kashtanjeva, ka vendosuur që deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës Naser Osmani të mos qëndroj në paraburgim e as në arrest shtëpiak por ndaj tij e ka shqiptuar masën e lajmërimit në stacion policor.

Mbrojtësi i Osmanit, avokati Besnik Berisha ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se klienti i tij akuzohet për shpërdorim të pozitës zyrtare “pasi që ka votuar në interes të lirimit të fabrikës FAN”.

Sa u përket të arrestuarve të tjerë dy ditë më parë në Agjencinë e Privatizimit, Berisha ka njoftuar se pas skadimit të masës së ndalimit të gjithë janë paraqitur në gjykatë dhe gjyqtari i njëjtë ka vendosur që pronari i fabrikës FAN të qëndroj në paraburgim ndërsa zyrtarët dhe ish-zyrtarët e AKP-së, për një muaj do të qëndrojnë në arrest shtëpiak.

Berisha ka paralajmëruar se do të paraqes ankesë ndaj vendmimit për paraqitje në stacion policor dy herë në javë.