Opozita siriane me mision diplomatik në SHBA

Uashington - foto arkivi

Qeveria e Shteteve të Bashkuara i ka dhënë miratimin opozitës së moderuar siriane që të hapë misionin e saj diplomatik në Uashington.

Këshilli Opozitar Sirian, deri më tash, ka qenë i përfaqësuar nga një zyrë ndërlidhëse joformale.

Shtetet e Bashkuara e kanë njohur këtë grup si përfaqësues legjitim të popullit të Sirisë qysh në dhjetor të vitit 2012.

SHBA po ashtu ka njoftuar se do të rrisë ndihmën jovdekjeprurëse për opozitën siriane në rreth 27 milionë dollarë.