Irani zotohet se nuk do të dëmtohet nga mohuesit e Holokaustit

Ilustrim

Ministri i jashtëm iranian Mohammad Javad Zarif, thotë se ai nuk do të lejoj që vendi i tij të dëmtohet nga deklaratat të cilat e mohojnë Holokaustin.

Zarif i ka bërë këto komente në parlamentin e vendit të tij, ku ligjvënësit gjatë pyetjeve parlamentare e kanë përmendur edhe Holokaustin.

Agjencitë iraniane e kanë cituar Zarif të ketë thënë, se nuk do të lejoj zhvillimin e projekteve që kanë për qëllim mohimin e Holokaustit.

Ndryshe nga paraardhësi i tij Mahmud Ahmedinexhad i cili kishte shkaktuar zemërim ndërkombëtar me mohimin e Holokaustit, presidenti i Iranit Hassan Rohani, ka ndërmarrë hapa konkret për të zbutur tensionet e vendit të tij me vendet e tjera.

Zarif ka shtuar se po punohet në atë drejtim që të sigurohen që Irani të mos shihet si një vend që kërcënon dhe prishë paqen në rajon.