Kriza në Ukrainë: Barroso apelon për diplomaci

Bruksel, 13 maj 2014.

Presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso, ka thënë se është “shumë e rëndësishme” që të gjendet një zgjidhje diplomatike për krizën në Ukrainë.

Barroso i ka bërë thirrje Rusisë që të angazhohet në mënyrë konstruktive dhe të mos e përdorë energjinë si armë politike.

Ai i ka bërë këto komente pas takimit në Bruksel me kryeministrin e Ukrainës, Arseniy Yatsenyuk.

Më herët, ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, gjatë qëndrimit në Kiev, ka thënë se Gjermania do të ndihmojë përpjekjet për të nisur bisedimet midis Qeverisë së Ukrainës dhe kundërshtarëve të saj në lindje të vendit.