AI reagon rreth trajtimit të një burgosuri në Turkmenistan

Ilustrim

Organizata Amnesty International iu ka bërë thirrje autoriteteve në Turkmenistan që ti ndalojnë ngacmimet dhe kërcënimin ndaj një të burgosuri i cili gjendet në grevë urie.

Në një deklaratë të lëshuar të enjten, Amnesty International ka thënë se një prokuror nga provinca Lebap e Turkmenistanit, e ka kërcënuar të burgosurin Mansur Mingeolov, 39 vjeçar, se do ta ushqejnë me zor, nëse ai edhe më tutje vazhon me grevën të cilën e ka nisur më 19 maj.

Mingelov gjendet në burg që nga viti 2012 ngase për akuza të paqarta, është dënuar me 22 vite burgim.

Mingelov e ka quajtur të padrejtë gjykimin kundër tij dhe vëllaut të tij.

Ai ka njoftuar gjithashtu se ai dhe i vëllai, janë rrahur nga hetuesit ndërsa janë kërcënuar edhe anëtarët e familjes.

Amnesty thotë se kërcënimet dhe ngacmimet ndaj këtij të burgosuri përbëjnë trajtim mizorë, çnjerëzor dhe poshtrues.