Irani bllokon Instagramin

Mediat iraniane kanë njoftuar se një gjykatë ka urdhëruar që Instagram të bllokohet në Iran, për shkak të shqetësimeve rreth privatësisë.

Mediat thanë se vendimi gjykatës i është dhënë Ministrisë së Telekomunikacionit të Iranit për të ndaluar këtë rrjet social.

Rrjetet e tilla sociale si YouTube, Twitter, dhe Facebook janë tashmë të bllokuara në Iran, edhe pse shumë iranianë përdorin serverë tjerë për të anashkaluar kontrollet.

Presidenti iranian Hassan Rohani, zyra e të cilit besohet të ketë llogarinë e saj në Instragram, ka premtuar më shumë shtrirje drejt Perëndimit dhe një transparencë të re në Iran.

Disa anëtarë të qeverisë iraniane në mënyrë rutinore përdorin Twitter dhe Facebook.