Në Siri mbahen zgjedhjet presidenciale

Siri

Sirianët votojnë sot në zgjedhjet presidenciale.

Zgjedhjet, që nga kritikët janë cilësuar si farsë, pritet t’i sjellin fitore bindës presidentit aktual, Bashar al-Assad.

Në teori, këto janë zgjedhjet e para në Siri, në afro 50 vjet, kur në fletëvotime shfaqet më shumë se një emër.

Dy kandidatë të tjerë, praktikisht të panjohur – Maher al-Hajjad dhe Hassan al-Nuri – garojnë kundër Assadit.

Por, zgjedhjet përjashtojnë nga kandidimi opozitarët dhe mbahen vetëm në zonat që kontrollon ushtria.

Siria ndodhet në luftë civile për më shumë se tre vjet.