SHBA: Franca ta ndalë shitjen e luftanijeve në Rusi

Njerëzit me flamuj ukrainas demonstrojnë para luftanijes së prodhimit francez që do t'i shitet Rusisë

Gjashtë senatorë amerikanë i kanë dërguar letër pesidentit të Francës, Francois Hollande, në të cilën kërkojnë që ta anuloj dërgimin e dy luftanijeve franceze në Rusi dhe ta ndalë shitjen e ardhshme të anijeve në Rusi.

Pesë senatorë demokratë dhe një rebublikan thanë se aneksimi i Krimesë nga ana e Rusisë dhe agresioni ndaj Ukrainës, duhet të shërbejë që francezët ta rishqyrtojnë dërgimin e dy luftanijeve të tipit Mistral.

Sot më herët gjatë ditës, presidenti amerikan, Barack Obama, tha se ka shprehur shqetësim te Franca lidhur me këtë marrëveshje dhe se “do të ishte e preferueshme për ta shtypur pullën e pauzës”për këtë marrëveshje.

Franca ka thënë se synon ta respektoj kontratën, duke theksuar se ka të bëjë me afro një mijë vende të punës për francezët.