K. Veriore: U arrestua turisti amerikan

Pamje nga kryeqyteti Phenian i Koresë Veriore

Mediat shtetërore në Korenë Veriore raportojnë se është arrestuar një turist amerikan i akuzuar për shkelje të rregullave për viza.

Agjencia zyrtare e lajmeve e Koresë Veriore ka raportuar sot se shtetasi amerikan kishte hyrë në këtë vend më 29 prill dhe më vonë kishte kryer “aktivitete jopërkatëse me qëllimin e vizës së tij turistike”.

Agjencia japoneze e lajmeve, Kjodo, ka raportuar se shtetasi amerikan ishte burgosur në muajin maj dhe tash nurmi i të burgosurve amerikanë në Korenë Veriore ka arritur në tre.