Vriten 5 ushtarë të NATO-s në Afganistan

Afganistan

Pesë ushtarë të NATO-s janë vrarë në jug të Afganistanit.

Aleanca ushtarake nuk ka dhënë detaje për kombësinë e ushtarëve të vrarë.

Tridhjetegjashtë ushtarë të NATO-s janë vrarë këtë vit në Afganistan.

Trupat e huaja luftarake parashihet të tërhiqen nga ky vend në fund të këtij viti.