Google: 500 milionë dollarë për Skybox Imaging

Kompania Google ka shpallur mbrëmë vonë se po e blenë kompaninë Skybox Imaging për 500 milionë dollarë.

Me këtë blerje, Google do të ketë mundësi t’i dërgoj flotat e veta të satelitëve për të bërë fotografime hapësinore dhe të mundësoj qasje online për rajonet e largëta në botë.

Aktualisht, Google planifikon t’i përdorë satelitët e kompanisë Skybox, që gjenden në orbitë, për ta kompletuar materialin që e liçenson nga më tepër se 1 mijë burime, përfshirë edhe komanitë satelitore.

Megjithatë, mendohet se Google shpreson të ndërtoj më tepër stalitë, që mund të përdoren për qasje në Internet në pikat në gjithë botën.