Fotografitë e javës

Para mbajtjes së balotazhit për zgjedhjet presidenciale të Afganistanit, shihet një gomar që transporton kuti  të votimit dhe materialeve të tjera zgjedhore për në ato qendra votimi, të cilat nuk janë të arritshme nga rruga në Shutul, Panjshir Province, më 13 qershor.

Vullnetarët në pritje që t'i bashkohen ushtrisë së Irakut, për të luftuar kundër militantëve kryesisht sunit, të cilët kanë marrë kontrollin në Mosul dhe krahina të tjera veriore, Bagdad.

Një vajzë e vogël irakiane, e zhvendosur nga dhuna e kohëve të fundit në Mosul, bart një paketim me shishe të ujit, në një kamp në periferi të Irbilit, në rajonin e Kurdistanit.

Pakistanezë të zhvendosur brenda vendit, duke ikur nga operacionet ushtarake kundër militantëve talibanë në Vaziristanin e Veriut, arrijnë në Bannu.

Para nisjes së Kampionatit Botëror të Futbollit në Brazil, njerëzit formojnë në plazh një mbishkrim "Karton të kuq", në shenjë proteste kundër punës së fëmijëve. 

Mosul...

Shkretëtira egjiptiane e plotëson Detin e Kuq në një pasdite pa re, në këtë foto të postuar në Twitter për herë të parë nga astronauti Reid Wiseman. (Shpërndarë nga Reuters)

Burrat varrosin trupat e luftëtarëve rebelë sirianë, për të cilët aktivistët thanë se u vranë nga bombat e trupave  besnike të presidentit Bashar al-Asad, në rajonin Hama, më 10 qershor.

Një mbështetës i kandidatit afgan për president, Abdullah Abdullah, mban lart flamurin e vendit, gjatë fushatës zgjedhore në qarkun Paghman të Kabulit. 

Irakianët që largohen nga dhuna, presin në makinat e tyre në një pikë kontrolli kurd në Aski Kalak, 40 kilometra në perëndim të Irbilit, kryeqyteti i rajonit autonom kurd veriut, më 10 qershor.

Dëmtimet në Aeroportin Ndërkombëtar Jinnah, pas një sulmi nga militantët talibanë në Karaçi më 8 qershor.

Një grua afgane kalon kah forcat e sigurisë afgane që po siguronin vendin ku ishin djegur kamionët për furnizim të NATO-s, pas një sulmi të talibanëve në qarkun Behsud në Provincën Nangarhar.

Flamujt me portretet e heronjve të Maidanit, të njohur si "Heavenly Hundred", në sheshin e Pavarësisë në Kiev, më 9 qershor

Një djalë mbledh plumba dhe fishekë të zbrazët pranë ndërtesave të braktisura në Ukrainë.

Qentë ecin nën një shtyllë, në një mëngjes me mjegull në qytetin e Lipjanit, Kosovë.