Krasniqi: Ngushëllohet familja Pista, kërkohet zbardhje e rastit

Jakup Krasniqi

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka shprehur dhimbje dhe pikëllim të thellë për vrasjen e Elvis Pistës, kandidat për deputet në Kuvendin e Kosovës.

“Jam thellësisht i tronditur nga lajmi për vrasjen e Elvisit. I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Pista, duke u solidarizuar dhe ndarë dhembjen me të, në këto momente të rënda”, thuhet në deklaratën e kryetarit të Kuvendit të Kosovës.

Kryeparlamentari Krasniqi kërkon nga organet e rendit zbardhjen sa më shpejtë të këtij akti makabër, ndërsa autorët të dalin para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar, thuhet në njoftimin dërguar mediave.