Poroshenko: Ukraina e nënshkruan marrëveshjen me BE-në

Petro Poroshenko

Presidenti properëndimor i Ukrainës, Petro Poroshenko, thotë se ai do ta nënshkruaj pjesën kryesore të marrëveshjes me Bashkimin Evropian për tregti dhe ekonmomi, në Bruksel më 27 qershor.

Udhëheqja e mëparshme proruse e Ukrainës e kishte hedhur poshtë nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje dhe kjo kishte shkaktuar protesta vdekjeprurëse tremujore, që çuan në përmbysjen e presidentit, Viktor Yanukovich, në muajin shkurt.

Këto komente zoti Poroshenko i ka bërë sot derisa e ka paraqitur ministrin e jashtëm të ri, Pavlo Klimkin, te personeli i ministrisë në Kiev.