SHBA sanksionon 7 pro-rusë

Rebelë pro-rusë në Ukrainë

Shtetet e Bashkuara kanë sanksioniuar shtatë rebelë pro-rusë në Ukrainë, ka bërë të ditur Departamenti i Thesarit.

Individët janë: Valery Bolotov, lider i vetëshpallur i “Republikës Popullore të Luhanskut”, Igor Kirkin, i cili komandon milicinë Donbas, Valery Kaurov, lider i Unionit të Qytetarëve Ortodoksë të Ukrainës, Sergei Menyailo, ushtrues i detyrës së guvernatorit të Sevastopolit, Vyacheslav Ponomaryov, kryetar i vetëshpallur i Sllovianskut, Andrey Purgin, lider i vetëshpallur i “Republikës Popullore të Donjeckut”, dhe Denis Pushilin, kryetar i vetëshpallur i Këshillit Suprem të “Republikës Popullore të Donjeckut”.

Aksioni pason raportet se rebelët kanë përdorur tanket në lindje të Ukrainës, në mes të luftimeve të ashpra midis ushtrisë dhe separatistëve.