Këngëtarja britanike, Sarah Brightman, do të fillojë në gusht ose shtator trajnimin për fluturim në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës në vitin 2015.
Drejtori i Qendrës Ruse të Trajnimeve për Hapësirë, Yury Lonchakov, u ka thënë sot gazetarëve se Brightman do të trajnohet me një ekip ndërkombëtar në Qendrën e Trajnimeve Gagarin.
Brightman, 53 vjeçe, do të shkojë në hapësirë si turiste.
Ajo ka thënë se shpreson të bëhet muzikantja e parë profesioniste që këndon nga hapësira.
Fluturimi me raketën Soyuz është caktuar për 4 tetor të vitit 2015.