Brazil, arrestime për shitje të paligjshme të biletave

Ilustrim

Policia në Brazil ka thënë se ka arrestuar 11 persona dhe se ka shkatërruar një bandë ndërkombëtare, të përfshirë në shitjen e paligjshme të biletave për Kampionatin Botëror të Futbollit.

Policia ka thënë se njeriu që dyshohet se ka qenë udhëheqës i bandës, është shtetas i Algjerisë, i cili ka pasur “qasje të lirë në zonat e kufizuara të FIFA-s”.

Banda dyshohet se ka funksionuar për katër Kupa të Botës.

Disa nga biletat e konfiskuara kanë qenë të destinuara për sponsorët, ndërsa të tjerat për zyrtarë të ekipit të Brazilit.

Policia po ashtu beson se disa bileta u janë shitur turistëve të huaj.