Koretë duhet të demilitarizohen përmes dialogut

Presidenti kinez, Xi Jinping (Arkiv)

Presidenti kinez, Xi Jinping, ka thënë se të dy Koretë duhet të shfrytëzojnë dialogun që të arrijnë demilitarizimin e gadishullit, një referencë kjo që më shumë i shkon programit bërthamor të Koresë së Veriut.

Xi ka bërë këtë deklaratë më 3 korrik në Seul gjatë vizitës së parë presidenciale në këtë gadishull.

Presidentja e Koresë së Jugut, park Geun – huy, ka thënë se Seuli dhe Pekingu e kundërshtojnë çfarëdo testi të ardhshëm bërthamor të Phenianit.

Të dy liderët kanë thënë se shtetet e tyre gjithashtu e kanë për qëllim që të përfundojnë një marrëveshjen e gjatë të tregtisë së lirë në fund të këtij viti.

Koreja Veriore ka kryer disa teste të raketave gjatë javës së kaluar, gjest ky që është interpretuar si shfaqje e paknaqësisë ndaj vizitës së Jinpingut në Seul.

Kina është aleati kryesor i Kores komuniste.