Ariana Grande në krye të top listës britanike

(Ilustrim)

Këngëtarja amerikane, Ariana Grande ka arritur në krye të listës së këngëve në Britani të dielën, me këngën “Problem” që e këndon së bashku me Iggy Azalea.

Grande është bërë këngëtarja e parë që e udhëheqë një listë që nuk mbështetet vetëm në shitje fizike, por edhe blerje “online”.

Kompania zyrtare e top listës së këngëve, ka thënë se 21 vjeçarja ka bërë histori, duke arritur shitje të kombinuar të 113 mijë kopjeve të këngës së saj gjatë javës së kaluar.